Bashkë me brazilianin Sylvinho edhe dy nënkampionë bote te Shqiperia! Stafi i trajnerit kuqezi me emra “big”

2 Janar 2023
18:19
Telesport
back button

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar pasditen e sotme arritjen e akordit me trajnerin brazilian Silvinjo, ish-futbollist me rol mbrojtes qe ka veshur fanelat e Corinthias, Manchester City dhe Barcelona. Ai do të drejtojë Kombëtaren kuqezi, teksa ka firmosur një kontratë 18-mujore.

Detajet ekonomike nuk behet te ditura ende por sipas asaj qe qarkullon do te paguhet bashke me stafin e tij rreth 450 mije euro ne vit qe ne total do te prekin thuajse 600-700 mije euro bashke me bonuse.

48-vjeçari ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta dhe brazilianin Dorival Guidoni. Të dy asistentë e Silvinjos, gjatë karrierës së tyre kanë qenë nënkampionë bote.

Braziliani 50-vjeçar, Dorival Guidoni, ishte pjesë e kombëtares “Seleçao” në vitin 1998, kur Brazili u mposht në finale nga Franca. Asokohe, Guidoni, luajti një ndeshje si zëvendësues. Në të kaluarën si futbollist 50-vjeçari është aktivizuar me skuadra të njohura si Porto, Sampdoria, Selta Vigo, the, ndërkohë për sa i përket karrierës si trajner ai së fundmi ka qenë ndihmës te skuadra e Corinthias.

Ndërkohë ndihmësi tjetër Zabaleta është një emër më i njohur për publikun, teksa ishte pjesë e kombëtares argjentinase, në vitin 2014 kur u shpallën nënkampionë të Botës. Zabaleta gjithashtu ka fituar medalje ari me Argjentinën në Lojërat Olimpike 2008.

Si futbollist ai është aktivizuar me klube të njohura si Espanjol, Manchester Siti, Uest Hem. Ndërkohë me Argjentinën ka regjistruar 58 ndeshje. Kjo do të jetë eksperienca e parë e tij si ndihmës trajner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit