“Bashkë për misionin e jetës”, Tirana publikon videon emocionuese!

24 Mars 2020
14:04
back button

Shqipëria, ashtu si e gjithë Bota është në luftë me armikun “COVID-19” dhe është e gjitha e izoluar. Aktivitetet sportive kanë kaluar në plan të dytë prej kohësh dhe gjithçka është pezulluar.

Një mesazh mjaft i bukur ka ardhur ditën e sotme nga klubi i Tiranës, që ka bërë një video emocionuese, duke shkruar që tashmë jemi të gjithë bashkë në misionin e jetës dhe të gjithë jemi për një qëllim.

Klubi bardheblu gjithashtu shkruan se të gjithë i ka marrë malli për stadiumin, por tani jemi në një mision tjetër. Kujtojmë se pezullimi i kampionatit për fatin e keq të Tiranës erdhi në momentin më të mirë për ta, pasi bardheblutë udhëhiqnin renditjen dhe ishin në një formë të jashtëzakonshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit