Bashkë qysh në bankat e shkollës, Gosens pas dasmës perfekte: U martova me gruan më…

22 Qershor 2022
8:30
Alfred Lleshi

Robin Gosens u martua me Rabea të shtunën, në vendin e tij, Gjermani. Një marrëdhënie që daton qysh në vitet e shkollës. Një ceremoni intime dhe romantike, ashtu si deklarata e Robin në rrjetet sociale, për të festuar ditën e madhe: “U martova me gruan që për mua është më e zgjuara në botë. Bëra gjithçka siç duhet. Të dua! Përgjithmonë!” Çifti tashmë është në muajin e mjaltit në Sardenjë, së bashku me Levin e vogël.

Eksperienca zikaltër – Robin Gosens, mbrojtësi i krahut i Interit ka folur për eksperiencën e tij me zikaltrit, duke nënvizuar disa momente të veçanta të jetuara me skuadrën e re, që e kanë prekur shumë.

“Duhet të them se eksperiencën më mallëngjyese si futbollist e kam jetuar në derbin e Madonnina-s, në një “San Siro” të mbushur plot. Besoj se ka qenë hera e parë pas pandemisë. Ishte gjysmëfinalja e kthimit të Kupës së Italisë dhe kur kemi marrë autobusin për në stadium, ishte pothuajse e pamundur të kalonim, sepse tifozët e kishin bllokuar rrugën.

Në atë moment kam filluar të kuptoj çfarë do të thoshte derbi për tifozët tanë. Kur kam dalë në fushë për nxehje, kam mbetur pa fjalë. Kam parë diçka që nuk e kisha parë kurrë, magjinë e ‘San Siro’.

Mund të jetë një impiant i vjetër, por do të thoja se ka pak stadiume që mund të krijojnë një atmosferë kaq të veçantë në një ditë si ajo. Kur 80.000 tifozë italianë të shtyjnë, mendon se mund të arrish të bësh gjithçka”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit