Bashkia shpall fituesin e ankandit, Vllaznia me president të ri

30 Gusht 2021
11:05
Alfred Lleshi
back button

Ndodhi ajo që pritej në fakt. Vllaznia, klubi i futbollit, ka tashmë një pronar privat, sepse është blerë në ankandin e hapur nga Bashkia e Shkodrës. Kjo e fundit ka njoftuar sot zyrtarisht fituesin e ankandit me objekt “Shitje e aksioneve të K.F.Vllaznia Sh.A. në masën 100%”:

“Shpallim fitues Bashkimin e kandidatëve blerës/Operatorëve Ekonomikë “ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k & ALBAPHOTO, sh.p.k., me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi. Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë.

Autoriteti shitës, Bashkia Shkodër zhvilloi proceduren e ankandit më datë 09.03.2021, ora 10.00, me procedurë të hapur për shitjen e aksioneve e Klubit të Futbollit “VLLAZNIA” sh.a, në masën 100%. Vlera fillestare e shitjes me ankand 50,794,000 lekë.

Kanë qenë pjesëmarrës në procedurë ofertuesit e listuar më poshtë me vlerat përkatëse të ofruara:
Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk, me vlerë 45,833,333 (dyzet e pesë milionë e tëtëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë pa TVSH, ose 55,000,000 (pesëdhjetë e pesë milionë) lekë me TVSH.

Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk, me vlerë 150,000,000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë.

Bashkimi i operatorëve ALBASPORT & ENTERTAINMENT, shpk, dhe ALBAPHOTO, shpk, me vlerë 62,500,000 (gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë) lekë.

Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm:

1. Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk.

2. Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk.

Në përfundim të procedurës së plotë të ankandit, informojmë se bashkimi e kandidatëve blerës – “ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k dhe ALBAPHOTO, sh.p.k, me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi është fitues.

Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 (gjashtëdhjetë e tre milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. Ky njoftim është botuar në Buletinin nr. 130 të Agjencisë së Prokurimit Publik, sot më datë 30 gusht 2021”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit