Basketbolli starton në Elbasan me Kupën e Federatës, ja kalendari dhe ekipet pjesëmarrëse

24 Shtator 2024
18:36
Telesport
back button

Më datën 27 shtator do të ngerjë siparin sezoni i ri sportiv në basketboll. Në qytetin e Elbasanit do të luhet Kupa e Federatës, për të dyja kategoritë.

Për femra janë katër skuadra, ku në gjysmëfinale do të luajnë Tirana-Elbasani e Flamurtari-Studenti. Fitueset do të luajnë një ditë më vonë në finale.

Te meshkujt, fillimisht do të luhet sfida eliminatore mes Elbasanit e Fieri Basket. Ekipi që fiton këtë përballje do të luajë ndaj Besëlidhjes në gjysmëfinale. Sfida tjetër gjysmëfinale është ajo mes Tiranës dhe Apolonisë.

Gjysmëfinale-Femra

28 shtator, Tirana – Elbasani (14:00)

28 shtator, Flamurtari – Studenti (18:00)

Eliminatore-Meshkuj

27 shtator, Elbasani – Fieri Basket (17:00)

Gjysmëfinale-Meshkuj

28 shtator, Besëlidhja – Elbasani/Fieri B. (16:00)

28 shtator, Tirana – Apolonia (20:00)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit