Bastet “zyrtarizojnë” transferimin e De Ligt

24 Qershor 2019
20:12
back button

A do të jetë Matthijs De Ligt përforcimi i parë i trajnerit Maurizio Sarri te Juventus? Sipas kompanive të basteve është e konfirmuar. Gati gati zyrtarisht, bastexhinjtë e ankorojnë holandezin te bardhezinjtë.

Janë kuotat rreth transferimit të mbrojtësit të Ajax, ato që kanë dhënë një sinjal të fortë në lidhje me të ardhmen e De Ligt. Transferimi i kapitenit të Ajax në Torino kuotohet me 1.2, nda 17.00 që ishte koefiçenti orë më parë.

Një reaksion ky që është shoqëruar me luhatjen e fuqishme të koefiçentëve për opsionet e tjera, me transferimin e De Ligt te PSG që nga 1.8 kuotohet tashmë në 12.00, ndërsa kalimi i holandezit te Barcelona shkon nga 6.50 në 13.00. Vetëm Manchester United kuotohet më pak se Juventus, si destinacion i mundshëm për yllin e Holandës, 7.00.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit