Formula 1

Bastexhinjtë të sigurt, Mick Schumacher vitin tjetër debuton në Formula 1

Triumfi në kampionatin e Euro-Formula 3 i ka hapur dyert Mick Schumacher që të garojë në Formula 1 sezonin e ardhshëm. Falë titullit të fituar dy ditë më parë, djali i 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher, ka marrë automatikisht edhe super-liçensën për të garuar në kampionatin më të bukur të garave të automobilizmit.

Nuk duhet harruar edhe një fakt, që Mick mban mbi shpinë mbiemrin Schumacher, që ka një peshë të jashtëzakonshme në garat e Formula 1. Ndaj kthimi i këtij mbiemri në pistat e Formula 1 shihet si një shpresë për ta rikthyer këtë sport në nivelet e dikurshme dhe afruar fansat.

Në anën tjetër, edhe skuadrat kryesore të Formula 1 kanë nisur të bëjnë sondazhet e para, pasi Mick konsiderohet si një talent, që i ka ngjitur shkallët një e nga një dhe mund të debutojë shumë shpejt në sportin magjik të garave me makina. Por ka ende edhe një shkallë për t’u bërë, ajo e Botërorit të Formula 2, ku me shumë gjasa piloti i ri gjerman do të garojë vitin 2019.

Për këto arsye, bastexhinjtë besojnë se vitin tjetër, Mick Schumacher mund të debutojë në Formula 1, duke çelur zyrtarisht baste për rikthimin e mbiemrit Schumacher në këtë sport. Madje ka nga ata që besojnë se djali i Michael do të debutojë me Ferrarin, duke ndjekur gjurmët e babait të tij. Një tjetër bast është ai që e sheh Mick Schumacher kampion bote të Formula 1 në vitin 2021.

Më shumë nga Formula 1