Bastoni: Conte? Jo të gjithë do të kishin pasur guximin e tij

14 Korrik 2020
19:54
Denis Hakanaj
back button

Alessandro Bastoni është padyshim një nga notat pozitive të këtij sezoni për Inter-in, edhe falë guximit të Antonio Conte-s për ta aktivizuar.

Gjatë një interviste të dhënë për Sky Sport, ish-mbrojtësi i Parma-s ka folur për trajnerin e zikaltërve dhe për rritjen e ekipit, të dëshmuar nga fitorja kundër Torino-s:

CONTE – “Conte më ka dhënë shumë: nuk e di sa trajnerë do të kishin pasu guximin për t’i hënë debutimin një 20-vjeçari tek Inter-i siç ka bërë ai”.

“Procesi ynë është një proces rritjeje që po e bëjmë bashkë. Tani duhet të vazhdojmë në të njëjtën rrugë të gjithë bashkë”.

INTER-TORINO – “Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme sepse vinim nga dy ndeshje në të cilat kemi luajtur mirë, por nuk kemi arritur të fitojmë”.

“Ka qenë shumë e rëndësishme për moralin. Renditja? Jemi në vendin e dytë, nëse nuk do të kishim humbur pikë rrugës, mund të kishim qenë shumë më lart”.

TITULLI – “Nuk është e lehtë të ndërpritet dominimi i Juventus-it, do të kërkojmë të përmirësohemi nga sezoni në sezon dhe kemi kohë për të bërë gjëra të mëdha. Objektivat? I marrim ndeshjet me  radhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit