Bastoni: Këtë nuk e prisja kurrë. Ja çfarë më kërkon Conte

11 Gusht 2020
20:05
Denis Hakanaj

I ka mjaftuar një sezon Alessandro Bastoni-t për të bërë për vete tifozët interistë. Të hënën në mbrëmje kundër Leverkusen-it, mbrojtësi i ri ka bërë një paraqitje të madhe duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme.

– A kam fjetur pas fitores kundër Leverkusen?

“Fatmirësisht i përballoj mirë ndeshjet, ka qenë një kënaqësi e madhe. Nuk është e lehtë të arrish në gjysmëfinalen e një kompeticioni europian”.

– Çfarë sezoni ka qenë për ju?

“Kam thënë  gjithmonë se kam bërë hapa prej gjiganti, por kurrë nuk do ta kisha pritur që të luaja titullar tek Inter-i dhe të arrija deri në këtë pikë. Për mua është një krenari”.

– Çfarë mësoni nga Godin?

“Fjalët e tija dëshmojnë faktin se është një person i madh. E konsideroj veten me fat që kam shokë skuadre si ai”.

– Çfarë ju kërkon Conte?

“Gjëja që më ka dhënë më shumë është besimi. Më kërkon që të jap maksimumin dhe të jem agresiv. Unë nuk kam frikë”.

– Çfarë duhet për të siguruar finalen?

“Synojmë të arrijmë sa më larg të jetë e mundur, duhet të shtyjmë deri në fund dhe të japim maksimumin”.

– Sa e rëndësishme ka qenë eksperienca me Parma-n?

“Ka qenë thelbësore, kam filluar të luaj me të mëdhenjtë. Personaliteti nuk më ka munguar, nuk kam kurrë frikë”.

– Si është stërvitja me një si Lukaku?

“E lë të bëjë atë që do, që të marrë  besim (qesh)”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit