Bastoni realist: E pamundur të thyesh mbizotërimin e Juventusit për një vit

15 Korrik 2020
12:26
Alfred Lleshi
back button

“Juventusi? Prishja e dominimit të tij në Serie A nuk është një gjë e lehtë për t’u realizuar brenda një viti”. Ky është qëndrimi i mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, i intervistuar nga “Sky Sport”. Lidhur me objektivat e radhës, futbollisti zikaltër shtoi: “Ne do të përpiqemi të rritemi. Jemi një grup djemsh të rinj, që ka kohë për të bërë gjëra të mëdha. Qëllimi është të shikojmë ndeshjen e radhës, duke u përpjekur t’i fitojmë të gjitha. Ajo ndaj Torinos ishte një fitore shumë e rëndësishme, na bëri mirë. Tani jemi në vendin e dytë.

Nëse nuk do të kishim humbur pikë rrugës, mund të ishim më lart në klasifikim. Sidoqoftë, jemi në vitin e parë dhe e dimë se ka një proces rritjeje të vazhdueshme. Conte më ka dhënë shumë. Nuk e di sa trajnerë do ta kishin pasur guximin të besonin tek një 20-vjeçar si unë, t’i jepte atij mundësinë e debutimit në një klub të shkëlqyeshëm si Interi. Liga e Europës? Padyshim është një nga qëllimet tona. Ne do të japim më të mirën në çdo ndeshje, edhe pse sfida “të thata” na presin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit