Batha: Te Flamurtari të gjithë të rëndësishëm, ja çfarë më ngroh!

12 Dhjetor 2018
16:10
back button

Fitorja me Laçin ishte një moment i mirë për Flamurtarin, të paktën për të treguar se ka cilësi edhe kur ka mungesa titullarësh. Mungesa e Idriz Bathës, Torasës dhe Meti Useinit, ishin të rëndësishme në takimin e javës së kaluar për vlonjatët, mirëpo edhe rezervat treguan se janë po aq të rëndësishme për ekipin e Ilir Dajës. Këtë fakt e ka pohuar pikërisht Batha, që në ndeshjen e ardhshme do të jetë titullar.

Javën që mungova unë, Torasa dhe Useini, mendova se ekipi nuk do të shfaqej në atë mënyrë. Por tregoi që edhe lojtarët e stolit janë të rëndësishëm po aq sa ne të tjerët, që jemi pjesë e formacionit titullar”-është shprehur fillimisht futbollisti.

Më pas ai ka folur edhe për takimin e radhës me Kamzën, ekip për të cilin shprehet se duhet pasur respekt. Mirëpo, fakti që ndeshja luhet në Vlorë, sipas Idi Bathës është në favorin e Flamurtarit.

“Na pret një ndeshje e vështirë me Kamzën. Është një ekip që meriton respekt sepse ka përbërjen që kishte dhe vjet. Mendoj se është një ndeshje e vështirë, nuk ka ekipe të lehta këtë vit. Luajmë në shtëpinë tonë, kemi treguar që e kemi marrë veten. Fusha është në favor, është në kushte shumë të mira, na lejon të luajmë futboll dhe tifozët na kanë mbështetur”-thotë Batha.

Në fund ai flet dhe për objektivat, ku theksi vihet te kupat e europës. Batha shprehet se është ende herët për të folur, ndërkohë që ndeshjet duhen marrë hap pas hapi.

Të gjitha ekipet këtë vit kanë treguar oshilacione. Ne shohim veten tonë, por ekipi kur luan në shtëpi ka treguar që po bën ndeshje të mira. Kjo më ngrohë. Fitorja është detyrim, sepse jemi nga ekipet më të mira. Ndeshjet duhet t`i marrim një e nga një dhe më pas të shohim objektivat pas çdo ndeshje”-përfundon Batha.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit