Batistuta: Kjo është arsyeja pse Juventus fiton gjithmonë

23 Tetor 2019
17:01
Denis Hakanaj
back button

Gabriel Omar Batistuta, ish-sulmuesi legjendar i Fiorentina-s dhe Roma-s, ka folur në konferencë për shtyp gjatë “Festa del Cinema” në Romë, ku ka prezantuar filmin e tij “El Numero 9”, një rrëfim i jetës së tij.

“Nuk dija shumë kur kam filluar të luaj, vetëm të gjuaja dhe asgjë më shumë. Kam punuar, kam përcaktuar një objektiv dhe e kam ndjekur”.

“Kam filluar në moshën 18-vjeçare dhe kam ndjekur shokët e mi që ishin stërvitur në moshë më të re dhe ishin më përpara se unë. Gjysmën e karrierës sime e kam kaluar duke mësuar”, ka thënë Batistuta.

“Dashuria e tifozëve? Isha i ngjashëm me njerëzit, askush nuk më ka parë sikur të isha Messi, CR7 ose Maradona. Ata kanë ditur gjithmonë të luajnë, mua më është dashur të mësoj. Unë jam një person normal, kjo është arsyeja pse tifozët më kanë dashur gjithmonë”.

“Është shumë e vështirë të fitosh në botën e futbollit. Unë kam fituar pak në karrierë, por kam marrë shumë dashuri nga ana e tifozëve të mi dhe jam respektuar nga të tjerët, nga Firence në Romë, duke kaluar nga Torino dhe Milano”.

“Në futboll duhet shumë punë dhe përkushtim, për këtë arsye Juventus vazhdon të fitojë dhe nuk ka ndërmend të ndalet”, ka përfunduar Batigol.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit