Bayern arrin marrëveshjen me yllin e Ligue 1

19 Mars 2019
17:25
back button

Siç raporton platforma televizive BeIN Sport, sulmuesi i Bregut të Fildishtë Nicolas Pepe është pranë transferimit te Bayern Munich. 

Lojtari që këtë sezon ka shkëlqyer për klubin e Lille, ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Europës. 

Megjithatë, mesa duket Bayern ka fituar betejën për firmën e talentit. 

Klubi bavarez kërkon të rinovojë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe po mundohet të gjejë pasardhësit e Robben dhe Ribery. 

BeIN pretendon se gjermanët kanë bërë një ofertë e cila është shumë pranë 80 milionë eurove që kërkojnë francezët. 

Pjesë e operacionit është bërë edhe Adidas, që është gati të paguajë një pjesë të shumës nëse arrihet marrëveshja. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit