Bayern, Coman nuk fshihet: Kjo është bindja jonë…

21 Tetor 2021
15:35
Denis Hakanaj
back button

Kingsley Coman ka dalë hapur.

Heroi i Bayern Munich në finalen e Champions League të 2019-ës është i bindur se gjermanët mund të jenë favoritë edhe në këtë edicion.

“Ne mendojmë se jemi gjithmonë favoritë për Champions-in”, ka thënë Coman për Bein Sports pas fitores 4-0 ndaj Benfica-s.

“Duam ta fitojmë gjithmonë. Ajo që është e sigurt është se do të japim gjithçka për t’ia dalë. Natyrisht, e dimë se nuk është e lehtë”.

Bayern kryeson grupin e tij në Champions me 9 pikë pas tri ndeshjesh. Mbrapa tyre qëndron Benfica me 4 pikë dhe Barcelona me 3. Në vendin e fundit është Dinamo e Kievit me vetëm 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit