Bayern dhe Dortmund arrijnë marrëveshjen për Hummels

15 Qershor 2019
23:18
Denis Hakanaj
back button

Sipas "Bild", Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë arritur një marrëveshje për transferimin e ish-kapitenit të verdhezinjve, Mats Hummels, në "Signal Iduna Park". 

Dortmund do të paguajë 20 milionë euro, plus disa bonuse që do të bazohen te paraqitja e qendërmbrojtësit gjerman. Gjithashtu, Hummels ka pranuar të ulë rrogën e tij me 2 milionë euro. Te Bayern fitonte 12 milionë euro, ndërsa te Dortmund do të paguhet 10 milionë.  

Arsyeja kryesore që ka bindur Hummels të kthehet te Dortmund ka qenë garancia për të luajtur më shumë. Gjë që nuk mund ta kishte te Bayern, veçanërisht pas blerjes së Lucas Hernandez nga Atletico Madrid. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit