Bayern dhe “hera e parë” e Perisic: Këtu mund ta bëj…

22 Tetor 2019
16:24
Denis Hakanaj
back button

Ka gjithmonë një herë të parë dhe kjo është ajo që uron Ivan Perisic, sulmuesi i Bayern Munich. Ish-ylli i Inter-it ka ndryshuar fanellë në merkaton e verës dhe po gjen formën e tij më të mirë më bavarezët.

Perisic ka patur një ndikim shumë pozitiv në Gjermani dhe shpreson të vazhdojë në këtë rrugë. Objektivi, edhe personal, është që të arrijë 1/8-at e Champions League për herë të parë në karrierën e tij. Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Bayern-it në prag të ndeshjes me Olympiakos, ai ka thënë:  

“Kam luajrtur në atë stadium me Borussia Dortmund, ka një atmosferë të veçantë dhe për këtë duhet të jemi të përqendruar që nga minuta e parë. Do të shkojmë atje për të fituar dhe për për të bërë një hap të rëndësishëm për fazën e ardhshme të Champions League”.

“Nuk kam arritur të shkoj përtej fazës me gruper me Dortmund-in dhe Inter-in. Më mungon kjo eksperiencë pavarësisht se kam luajtur në dy Botërore dhe një Europian. Tani mund t’ia dal”.

Bayern i ka fituar dy ndeshjet e luajtura deri tani dhe mban vendin e parë në Grupin B.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit