Bayern dhe Lewa bëjnë detyrën, Dortmund shkëlqen pa Haaland (Video)

23 Tetor 2021
17:29
Denis Hakanaj

Bayern Munich ka mundur 4-0 Hoffenheim në javën e nëntë të Bundesliga-s dhe ka mbrojtur vendin e parë në renditje.

Gnabry (16′), Lewandowski (30′), Choupo-Moting (82′) dhe Coman (87′) kanë shënuar për bavarezët.

Një pikë mbrapa Bayern në renditje qëndron Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë, që kanë humbur Haaland për shkak dëmtimi, kanë fituar 3-1 në fushën e Arminia Bielefeld.

Can (31′, pen.), Hummles (45′) dhe Bellingham (72′) kanë shënuar për Dortmund.  Klos (87′, pen.) ka realizuar golin për vendasit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit