Bayern dhe Lewa e mbyllin me rekord, lamtumirë me gol për Haaland (Pamjet)

14 Maj 2022
17:32
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur zyrtarisht sezoni 2021/22 në Bundesliga. Kampionët në fuqi të Bayern Munich kanë barazuar 2-2 në fushën e Wolfsburg, duke shpërdoruar një avantazh prej dy golash.

Robert Lewandowski ka shënuar golin e dytë për bavarezët dhe e ka mbyllur kampionatin gjerman si golashënuesi më i mirë me 35 realizime në total.

VIDEO

Sulmuesi polak ka shënuar 334 gola për Bayern, më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë kampionatet kryesore të Europës, që nga kalimi i tij te bavarezët në 2014-ën.

Bayern Munich ka shënuar 49 gola në transfertë në këtë sezon të Bundesliga-s, duke vendosur një rekord të ri për numrin më të madh të golave të shënuar nga çdo ekip në transfertë në një sezon të kampionatit gjerman.

E ka mbyllur me fitore Borussia Dortmund. Verdhezinjtë, në fakt, kanë barazuar 1-1 në shtëpi kundër Hertha Berlin-it në javën e fundit të kampionatit.

VIDEO

Belfodil ka zhbllokuar takimin në minutën e 18-të duke kaluar në avantazh miqtë, ndërsa vendasit kanë barazuar në minutën e 68-të me një penallti të Haaland.

Ka qenë një ndeshje emocionuese për sulmuesin norvegjez, i cili i ka thënë lamtumirë tifozëve dhe klubit duke parë se sezonin e ardhshëm do të luajë në Premier League me Manchester City-n.

Në minutën e 84-t, verdhezinjtë kanë arritur ta përmbysin takimin falë një goli të Moukoko, i cili ka fiksuar shifrat në 2-1 në favor të vendasve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit