Bayern e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg! Shtylla shpëton turpin e radhës (VIDEO)

17 Janar 2021
17:30
Telesport
back button

Fitore me vuajtje, por sa vuajtje! Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin e 2-2 dhe të thellonte krizën e Hansi Flick dhe të tijëve.

Bayern thërritej te një reagim force dhe personaliteti pas eliminimit në Kupën e Gjermanisë në fushën e ekipit të Bundesliga 2 (Kiel) ndaj edhe u duk se do të ishte goleadë sot kur pas 7 minutash Lewandowski vendosi vulën te goli i 1-0.

Por, në pjesën e dytë erdhi goli i miqve me Petersen në goditje këndi dhe teksa mbrojtja bavareze fjeti gjumë (Davies sidomos)

Megjithatë, kampionët e Gjermanisë dhe Europës u kthyen në avantazh me senatorin Muller. Në fund, skuadra mike iu afrua golit dhe topi u stampua fort në tranversën e Neuer, duke shmangur një barazim që do të ishte i papritur.

 

Me këtë sukses, Bayern shkon 36 pikë dhe 4 më shumë se vendi i dytë, që është Leipzig.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit