Sezoni i ri i Bundesliga-s ka nisur sonte me kampionët në fuqi, Bayern Munich, dhe fituesit e Europa League të sezonit të shkuar, Frankfurt. Në fushën e këtyre të fundit, djemtë e Nagelsmann nisin mbrojtjen e titullit…
GOLI I KIMMICH VIDEO
Dhe, si mund të niste ndryshe? Me dy gola brenda 11 minutash, në fakt në harkun kohor të 6 minutash, nga minuta e 5-të dhe deri te e 11-të, kur Pavard ka shënuar golin e dytë,pas një rrëmuje në zonë dhe me një diagonale të fortë.
Përpara tij, goli i parë i Bundesligas 2022-2023 është shënuar nga Kimmich, që me një goditje dënimi nga thuajse 40 metra ka befasuar me goditje kros portierin e Frankfurt në shtyllën e parë, pasi e kishte edhe rrezen e penguar nga disa lojtarë dhe tymueset e hedhura…