Bayern feston titullin me 6 gola, Lewandowski është një gol larg historisë (Video)

8 Maj 2021
20:40
Denis Hakanaj
back button

Festë e madhe në Allianz Arena për Bayern Munich, kampion i Gjermanisë për herën e 31-të.

Titulli ishte siguruar falë humbjes së Leipzig në fushën e Borussia Dortmund, por lojtarët e Flick nuk kanë treguar asnjë mëshirë ndaj Borussia Mönchengladbach.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 6-0, me një tregolësh të super Lewandowski-t dhe golave të Thomas Muller, Kinglsey Coman dhe Leroy Sane.

Sulmuesi polak është vetëm një gol larg rekordit të golave të shënuar në një sezon të vetëm të Bundesliga-s, që mbahet nga një legjendë e klubit bavarez, Gerd Muller.

Lewa ka shënuar 39 gola dhe ka akoma edhe dy ndeshje në dispozicion për të realizuar një arritje historike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit