Bayern fiton bindshëm, por Hoeness nuk harron

17 Mars 2019
21:33
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich u kthye në vendin e parë të renditjes së Bundesliga-s, të cilën e kryeson me pikë të barabarta me Borussia Dortmund, pas një fitore bindëse të marrë në javën e 26-të të kampionatit kundër Mainz-it. 

Fitorja 6-0 e bavarezëve tregon se ata e kanë harruar eliminimin në Champions League nga Liverpool, por jo presidenti Uli Hoennes, i cili nuk i ka kursyer kritikat për lojtarët e tij. 

"Mendoj se kemi luajtur shumë mirë në 3 muajt e fundit", ka thënë Hoennes. "Gjithsesi, ndeshja kundër Liverpool-it ka qenë shumë e dobët. Kemi luajtur pa guxim. Zgjedhjet e Low nuk kanë ndikuar te paraqitja". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit