Bayern fiton Der Klassiker dhe titullin historik, askush si bavarezët në Europë (Pamjet)

23 Prill 2022
20:28
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka mposhtur 3-1Borussia Dortmund në javën e 31-të të Bundesliga-s dhe ka fituar titullin e dhjetë radhazi në kampionatin gjerman.

Bavarezët kanë parakaluar rekordin e Juventus-it me nëntë kampionate radhazi të fituar dhe kanë vendosur një rekord të ri si skuadra europiane me më shumë tituj radhazi të fituar në kampionat.

BAYERN MUNICH-BORUSSIA DORTMUN 3-1 GOLAT

Ndeshja e luajtur në Allianz Arena mes dy rivalëve të përjetshëm nuk ka patur histori. Pjesa e parë është mbyllur 2-0 në favor të ekipit të Nagelsmann falë golave të Gnabry (15′) dhe Lewandowski (34′).

Borussia Dortmund ka ngushtuar diferencat në minutën e 52-të me një penallti të Emre Can, por goli i Musiala-s në minutën e 83-të ka vulosur fitoren e vendasve. Në hije Haaland, i cili nuk ka lënë shenjë gjatë 88 minutave që ka qenë në fushë.

Një triumf më se i merituar për Bayern-in, që në 31 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat ka marrë 24 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

Një pjesa e madhe e meritës për suksesin e skuadrës së Nagelsmann i shkon sulmuesit polak, Robert Lewandowski, i cili kryeson renditjen e golashënuesve të Bundesliga-s me 33 gola të realizuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit