Bayern fiton Der Klassiker me poker, debutim ëndrrash për Tuchel (Pamjet)

1 Prill 2023
20:23
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka fituar bindshëm 4-2 Der Klassiker kundër Borussia Dortmund në javën e 26-të të kampionatit gjerman dhe ka marrë kreun e renditjes së Bundesliga-s.

BAYERN-DORTMUND 1-0 – VIDEO

Bayern-in, në fakt, e ka siguruar fitoren që në pjesën e parë, e mbyllur në avantazh me rezultatin 3-0 ndaj verdhezinjve.

BAYERN-DORTMUND 2-0 – VIDEO

Super ndeshja është zhbllokuar në minutën e 13-të nga një super gafë e portierit Kobel, i cili ka dalë huq gjatë një tentative për të larguar topin dhe duke e dërguar sferën në portën e tij.

Pesë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë i ndeshjes. Edhe këtë herë kanë qenë vendasit që kanë shënuar. Autori i golit ka qenë Muller, i ndodhur në vendin e duhur në momentin e duhur.

BAYERN-DORTMUND 3-0 – VIDEO

Festa e skuadrës së Tuchel ka vazhduar në minutën e 23-të, kur ka ardhur edhe goli i tretë për bavarezët. Edhe këtë herë autori i golit ka qenë Thomas Muller.

Thomas Muller ka shënuar të paktën 2 ose më shumë gola për herën e 25-të në Bundesliga, më shumë se çdo lojtar tjetër që luan aktualisht në Bundesliga.

Thomas Tuchel e ka parë skuadrën e tij të shënojë tre gola në 23 minutat etij të para si trajner i Bayern-it në Bundesliga – asnjë trajner tjetër i bayern-it nuk e ka parë skuadrën e tij të shënojë tre gola kaq shpejt në debutimin e bërë me klubin bavarez në kampionatin gjerman.

BAYERN-DORTMUND 4-0 – VIDEO

Ka qenë Coman që ka kompletuar pokerin për bavarezët në minutën e 51-të, ndërsa verdhezinjtë kanë shënuar golin e parë në minutën e 72-të me një penallti të Emre Can dhe të dytin në minutën e 90-të me Malen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit