Bayern, fjalët e Neuer dënojnë Kovac

20 Tetor 2019
17:23
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Niko Kovac është gjithmonë e më shumë në rrezik. Trajneri i Bayern, i cili i shpëtoi shkarkimit vitin e kaluar pasi fitoi titullin, e ka nisur sezonin e ri me shumë ulje-ngritje.

Bavarezët, në fakt, kanë kaluar nga fitorja e bujshme në shtëpinë e Tottenham në Champions League te disa rezultate të papritura në Bundesliga, siç ka qenë edhe barazimi i fundit i marrë në shtëpinë e Augsburg.

Një ecuri kjo që nuk kënaq askënd, veçanërisht kapitenin e bavarezëve, Manuel Neuer, i cili i ka dhënë një mesazh të qartë trajnerit të tij.

“Nuk është një gjë e mirë të fitosh vetëm 4 ndeshje nga 8, nuk është ky niveli ynë. Nëse pëson gol në fillim dhe në fund t ë ndeshjes do të thotë se problemi qëndron te mentaliteti. Nuk është ky Bayern-i”, ka thënë portieri për BILD.

Një thumbim aspak i fshehtë për trajnerin, i cili do të duhet të përballet edhe me dëmtimin e Sule, që është nxjerrë jashtë loje nga një dëmtim në gjurin e majtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit