Bayern, Flick mund të thotë lamtumirë në fund të sezonit

27 Janar 2021
15:15
Denis Hakanaj

Sipas Bild, trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, mund të largohet nga bavarezët në fundin e sezonit.

Mes arsyeve është lamtumira e Karl-Heinz Rummenigge në fund të sezonit më të cilin trajneri ka një marrëdhënie shumë të mirë.

Arsyeja tjetër është mundësia për të marrë vendin e Joachim Low në drejtim të kombëtares së Gjermanisë.

Flick, nga 2006-ta në 2014-ën, ka qenë zëvendës trajneri i kombëtares, duke e lënë detyrën pas Kupës së Botës së fituar në Brazil.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit