Bayern, gati 150 mln euro për yllin e Real-it

19 Mars 2019
15:29
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich është gati të bëjë një çmenduri për Gareth Bale. 

Sipas "The Sun", uellsiani mund të transferohet në Bundesliga në fundin e këtij sezoni dhe bavarezët janë gati të paguajnë 150 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. 

Gjithashtu, kampionët në fuqi të Gjermanisë do ta paguanin yllin e "Los Blancos" 650 mijë euro në javë. 

Shifra të çmendura që mund ta bindin 29-vjeçarin të largohet nga një ambient ku nuk është ndier asnjëherë mirë, pavarësisht trofeve të shumtë të fituar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit