Bayern, gati super oferta për veteranin e Real-it

25 Mars 2020
17:38
Denis Hakanaj
back button

Aventura e Marcelo-ss me fanellën e Real Madrid mund të ketë ardhur në fund.

Braziliani, që gjatë këtij sezoni ka patur më pak hapësira, me trajnerin Zidane që ka preferuar Mendy para tij, mund të largohet në  verë  nga Los Blancos.

Për  të, siç ka bërë të ditur Bernabeu Digital, po interesohet Bayern Munich, gati të bëjë një ofertë marramendëse për të siguruar shërbimet e tij.  

Në fakt, bavarezët do  të  ishin të gatshëm të ofronin 50 milionë euro për të marrë në Gjermani mbrojtësin 31-vjeçar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit