Bayern gati të paguajë 50 milionë euro për brazilianin

10 Dhjetor 2019
20:06
back button

Sulmuesi anësor Shakhtar Donetsk është shumë pranë transferimit te Bayern Munich. Pablo Bueno, agjenti i Tete, ka folur për portalin GauchaZH, duke deklaruar se është duke negociuar transferimin e klientit të tij.

Megjithatë, ai nuk ka thënë se kur do të finalizohet, në janar apo në verë, pork a shtuar se Bayern do të paguajë 50 milionë euro për lojtarin.

Tete është transferuar gjatë shkurtit të kaluar për 15 milionë euri nga Gremio te klubi ukrainas, ku ka treguar një formë të mire.

Bayern është gati të paguajë klauzolën 50 milionë euro të lojtarit, pasi e konsideron si Robben i ri.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit