Mediet spanjolle raportojnë se Bayern Munich interesohet për mesfushorin e Atletico Madrid, Rodrigo.
Sipas Cadena Ser, kampionët rekord të Gjermanisë, bashkë me Barcelona-n dhe Manchester City-n, janë interesuar për blerjen e lojtarit.
Klubi i Bundesliga-s është gati të paguajë klauzolën e lirimit të mesfushorit, e cila thuhet të jetë rreth 70 milionë euro.
22-vjeçari u transferua verën e kaluar për 20 milionë euro nga Villarreal te Rojiblancos.
Pas një sezoni të parë fantastik në La Liga, gjigantët e europës kërkojnë ta kenë në skuadrën e tyre.