Bayern gati të ofrojë 30 mln euro për mbrojtësin e Real Madrid

11 Maj 2019
18:14

Theo Hernandez është transferuar para dy viteve nga Atletico Madrid te Real Madrid. 

Pas një vit ai është huazuar te Real Sodiedad për të marrë eksperiencë, tani Real thuhet se kërkon ta shesë përfundimisht. 

Siç raporton spanjollja AS, Los Blancos e dinë mirë shumën që kërkojnë për 21-vjeçarin. 

Për 30 milionë euro, Hernandez mund të largohet nga klubi. Interes për të ka shfaqur Napoli, por edhe Bayern. 

Francezi mund të bindet nga vëllai i tij, Lucas Hernandez, i cili do të transferohet te bavarezët në fundin e këtij sezoni, por dhe nga bashkëkombësi Pavard. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit