Bayern gjen çelësin për të arritur te Sane, ofron yllin e ekipit

25 Mars 2020
20:30
back button

Leroy Sane dëshirohet shumë nga Bayern Munich dhe kjo nuk është më një sekret tashmë. Ashtu si në merkaton e verës së kaluar, edhe këtë verë, bavarezët do të tentojnë të bindin Manchester Cityn që të lirojë sulmuesin.

Për të bindur drejtuesit anglezë, Bayern ka një ide të re që quhet David Alaba. Ky i fundit nuk ndihet më i motivuar në Mynih dhe ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. Gjendur në këtë situatë, klubi nga “Allianz Arena” kërkon të përfitojë në maksimum dhe mund ta përfshijë në marrëveshjen për Leroy Sane.

Gjithçka është një hipotezë për momentin, por mund të bëhet konkrete në verë, pasi të dy klubet mund të dalin të kënaqur nga ky shkëmbim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit