Bayern humb liderin, yllin përfundon në Angli!

17 Janar 2020
22:12
Eraldo Harlicaj
back button

Thiago Alcantara do të largohet nga Bayern Munchen. Dëshira e mesfushorit nuk është më një sekret, prandaj dhe ekipet e tjera kanë nisur sulmin drejt tij. Manchester United po monitoron situatën për spanjollin dhe është gati të futet në aksion. 

Ylli i ekipit nuk ka arritur të përshtatet krejtësisht që pas largimit të tij nga skuadra e Barcelonës. Ai ka shumë vite në Bavari, por asnjëherë nuk e ka ndjerë gëzimin si në Katalonja. Alcantara dëshiron të ndryshojë shtet dhe stil loje. 

United ka dalë në shteg dhe po mundohet të bindë mesfushorin. Janari nuk shihet si një mundësi reale për mbylljen e kësaj marrëveshje, por vera duket se do të konkretizojë takimin mes palëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit