Bayern humbet e lëshon kreun, klubi akuza të rënda lojtarëve

20 Mars 2023
9:27
Telesport
back button

Bayern Mynih humbi kreun e renditjes në Bundesliga pas humbjes 2-1 ndaj Bayer Leverkuson. Një rezultat surprizë, që penalizon bavarezët, ndërkohë që në krye të renditjes ngjitet Borussia Dortmund.

Te Bayern kanë mbetur të shokuar nga kjo humbje, ndërkohë që për mediat ka folur drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic: “Rrallëherë kam parë të ndodhë diçka e tillë. U zhdukëm në fushë dhe u mundëm nga një ekip që ka luajtur ditën e enjte”.

Ishim inferior ndaj tyre në çdo aspekt dhe rivalët tanë e merituan fitoren. Luajtëm dobët dhe kjo na penalizoi. Nuk arrinim të bënim 3-4 pasime radhazi. Ishte një ndeshje shumë e dobët dhe kjo është një këmbanë alarmi, pasi jemi në momentin më delikat të sezonit”, tha Salihamidzic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit