Bayern i hap rrugën, Chelsea përgatit super blerjen e radhës

8 Gusht 2020
19:57
Denis Hakanaj
back button

Vazhdon merkato përrallore e Chelsea-t të Roman Abramovich.

Blutë duan të jenë protagonistë në sezonin e ardhshëm dhe blerjet e bëra deri tani e fusin skuadrën e Lampard-it mes katër skuadrave të para të kampionatit.

Pas blerjeve të Ziyech dhe Timo Werner, klubi anglez i është futur punës për të siguruar Kai Havertz nga Bayer Leverkusen.

Mesfushori gjerman është një objektiv i madh edhe i Bayern Munich, por 78 milionë eurot e kërkuar nga Leverkusen janë shumë edhe për klubin bavarez.

Tërheqja e kampionëve të Gjermanisë nga gara do t’i hapte rrugën Chelsea-t që po përgatitet të bërë super goditjen e tretë në merkato.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit