Bayern i jep një “shuplakë” Plzen-it, Mane bëhet pjesë e grupit legjendar (Pamjet)

4 Tetor 2022
20:37
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka hedhur një hap tjetër drejt kualifikimin nga faza me grupe e Champions League, pasi ka mundur 5-0 Plzen në shtëpi në javën e tretë të Grupit C.

Tri fitore në tri ndeshjet e para për bavarezët, që tani kryesojnë renditjen me 9 pikë, gjashtë më shumë përkohësisht se Inter-i dhe Barcelona, që do të përballen sot në mbrëmje.

BAYERN-PLZEN 5-0 – GOLAT – VIDEO

Siç e tregon edhe rezultati, gjithçka ka qenë e lehtë për skuadrën e Julian Nagelsmann. Dy gola të Sane (7′, 51′) dhe një nga Gnabry (13′), Mane (21′) dhe Choupo-Moting (59′) i kanë dhuruar fitoren dhe 3 pikët e radhës gjermanëve.

Një mbrëmje e paharrueshme për Sadio Mane i cili është bërë pjesë e një grup special që përfshin Didier Drogba, Mohamed Salah dhe Samuel Eto’o si lojtarët e vetëm afrikanë që kanë shënuar të paktën 25 gola në Champions League.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit