Bayern i ofron drejtimin, trajneri e injoron

5 Nëntor 2019
20:37
back button

Lajm i bujshëm bën jehonë nga Gjermania. Sipas raportimeve të “Sky Sports Deutschland”, Bayern Munich ka bërë në këto orë të fundit një tentativë për të tunduar trajnerin e Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel për të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë, pas shkarkimit të Kovac.

Trajneri aktual i PSG, që njeh shumë mirë kampionatin gjerman për vetë të kaluarën e tij të gjtatë mes Stuttgard, Augsburg, Mainz dhe Borussia Dortmund, nga ana e tij ka refuzuar ofertën, teksa qëndron i lidhur me kampionët e Francës deri në 30 qershor të vitit 2021.

“Interesimi i Bayern Munich? Nuk më intereson, jam trajneri i PSG dhe kam një kontratë këtu. Nuk arrij të mendoj as për një minutë për klubet e tjera”, deklaroi Tuchel, kur u pyer në lidhje me spekulimet nga Gjermania.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit