Bayern i vë syrin një tjetër lojtari britanik

21 Janar 2019
22:00
back button

Bayern Munich po vëzhgon me vëmendjen talentin britanik dhe është gati të ofrojë 12 milionë euro për Rabbi Matondo-n e Manchester City-t. 

Gjigantët e Bundesliga-s kanë kohë që duan të marrin lojtarin e rritur në akademinë e Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi, tani kanë shfaqur interes edhe për uellsianin. 

Sipas The Sun, bavarezët duan të përfitojnë nga situata e lojtarit, i cili akoma nuk ka arritur marrëveshjen për rinovimin me klubin anglez. 

Kontrata aktuale e lojtarit skadon në fund të sezonit. Matondo, i cili thuhet të jetë më i shpejtë se çdo lojtar i skuadrës së Pep Guardiola-s, ka debutuar te kombëtarja gjatë nëntorit të kaluar, pikërisht ndaj U-19 të Shqipërisë. 

Progresi i bërë nga Jadon Sancho dhe Reiss Nelson në Gjermani ka tërhequr vëmendjen e Bayern për britanikët e rinj  të cilët janë gati të largohen nga skuadrat aktuale për të luajtur më shumë minuta. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit