BAYERN KAMPION! Musiala shuan ëndrrën e Dortmund në minutën e fundit (Video)

27 Maj 2023
17:36
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich konfirmohet kampion i Gjermanisë për herën e 11-të radhazi pas një fitore të vuajtur 2-1 të marrë në fushën e Koln-it në javën e fundit të Bundesliga-s.

Ka qenë një gol i talentit Musiala në minutën e 89-të që i ka dhuruar titullin skuadrës së Thomas Tuchel dhe që ka shuar ëndrrën e Borussia Dortmund.

KOLN-BAYERN – GOLI I MUSIALAS – VIDEO

Verdhezinjtë, në fakt, janë paraqitur në javën e fundit të kampionatit si kryesues të Bundesliga-s me një avantazh prej dy pikësh ndaj bavarezëve, por kanë barazuar 2-2 në shtëpi me Mainz.

BORUSSIA DORTMUND-MAINZ – 0-1 – VIDEO

Një tragjedi e vërtetë sportive për skuadrën e Terzic, që ka humbur edhe një penallti me Haller në minutën e 19-të kur rezultati ishte 1-0 në favort të miqve.

PENALLTIA E GABUAR NGA HALLER – VIDEO

BORUSSIA DORTMUND-MAINZ – 0-2 – VIDEO

BORUSSIA DORTMUND-MAINZ – 1-2 – VIDEO

BORUSSIA DORTMUND-MAINZ 2-2 – VIDEO

Borussia ka arritur të barazojë ndeshjen në minutën e 96-të me Sule dhe ta mbyllë kampionatin me pikë të barabarta me Bayern-in, por bavarezët kanë siguruar titullin falë një diference më të mirë golash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit