Bayern kërkon një zëvendësues të denjë për Neuer, edhe Maignan në listen e kandidatëve

4 Dhjetor 2023
12:21
Telesport
back button

Pavarësisht se Manuel Neuer do të qëndrojë edhe për pak kohë me Bayern Mynih, skuadra kampione e Gjermanisë është duke kërkuar për një zëvendësues të denjë. Bavarezët janë duke kërkuar për një portier me përvojë, që të qëndrojë gjatë në Mynih.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, në listën e klubit bavarez janë 3 emra: Mike Maignan, Gregor Kobel dhe Alexander Nubel. Njëri prej tyre pritet të transferohet në Bundesliga sezonin tjetër.

Emri i Maignan është ai që bie më shumë në sy, pasi francezi luan me Milan dhe kombëtaren e Francës. Një portier me përvojë dhe që natyrisht do të bënte mirë në Mynih, një lajm ky që tremb jo pak kuqezinjtë.

Zvicerani Gregor Kobel aktualisht luan me rivalët e Borussia Dortmund, ndërsa gjermani Alexander Nubel luan i huazuar te Shtutgard, por është në pronësi të Bayern. Nubel është paraqitur mirë këtë sezon dhe mund të jetë zëvendësuesi ideal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit