Bayern kërkon t’i rinovojë kontratën veteranit, lojtari i pakënaqur nga oferta

23 Janar 2023
10:19
Gentian Spiri

Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern Mynih, ka folur për “Bild” për të ardhmen e sulmuesit 33-vjeçar Eric Maxim Choupo-Moting. Kontrata e tij me bavarezët skadon në fund të këtij sezoni, ndaj palët po punojnë për ta rinovuar atë.

Këtë gjë e konfirmoi Salihamidzic, që tha: “Po diskutojmë me menaxherin e tij për t’ia rinovuar kontratën. Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne”. Gjithsesi, ky nuk ka për të qenë një mision i lehtë për bavarezët, pasi lojtari ka disa kërkesa, ndërsa oferta bavareze nuk e kënaq..

Choupo-Moting na ka thënë se ka dëshirë të qëndrojë këtu në Mynih, ndaj po diskutojmë. Për ne është një lojtar i rëndësishëm, pasi përvoja e tij na ndihmon”, u shpreh më tej drejtori sportiv i Bayern Mynih.

Choupo-Moting kërkon një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, ndërsa Bayern dëshiron të nënshkruajë një kontratë 1 vjeçare, me opsion për t’ia rinovuar atë për një vit, duke ulur pagën. Palët po diskutojnë, ndërkohë që sulmuesi po sheh edhe për alternative të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit