Bayern-Leipzig, bavarezët s’kanë ndërmend të ndalen

18 Dhjetor 2018
21:02
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich duket se ka rikuperuar formën më të mirë të mundshme pas vështirësive të kaluara në muajin nëntor. Bavarezët kanë marrë një tjetër fitore bindëse në javën e fundit të kampionatit gjerman, duke mundur 4-0 në transfertë skuadrën e Hannover falë golave të  Joshua Kimmich, David Alaba, Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski.

Kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi për kampionët në fuqi të Bundesliga-s. Humbja 3-2 e pësuar në "Der Klassiker" kundër kryesuesve të Borussia Dortmund duket se është harruar tashmë dhe, për shkak se Champions League nuk do të luhet deri në muajin shkurt, lojtarët e Niko Kovac do të synojnë ta mbyllin 2018-ën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata do të presin në shtëpi mbrëmjen e së mërklurës një Leipzig që po zhvillon një sezon me shumë ulje-ngritje.

 Statistika

– Leipzig ka fituar 2-1 në shtëpi kundër Bayern kur këto dy skuadra janë përballur për herë të fundit marsin e kaluar.

– Bayern ka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit (4 fitore, 1 barazim).

– Bavarezët kanë shënuar tre ose më shumë gola në  pesë nga gjashtë takimet e fundit.

– Të dy skuadrat kanë shënuar në 71% të ndeshjeve të këtij kampionati që Bayern ka luajtur në shtëpi.

– Leipzig ka humbur katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në transfertë.

– Leipzig ka shënuar të paktën një gol në tri nga katër ndeshjet e fundit të luajtura kundër Bayern.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit