Bayern luan “tenis”, por ky rast i humbur nga Muller me portën e boshatisur… (PAMJET)

5 Gusht 2022
21:40
Telesport
back button

Sezoni i ri i Bundesliga-s ka nisur sonte me kampionët në fuqi, Bayern Munich, dhe fituesit e Europa League të sezonit të shkuar, Frankfurt. Në fushën e këtyre të fundit, djemtë e Nagelsmann nisin mbrojtjen e titullit…

GOLI I KIMMICH VIDEO

Dhe, si mund të niste ndryshe? Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin tenistik 0-5! Me dy gola brenda 11 minutash, në fakt në harkun kohor të 6 minutash, nga minuta e 5-të dhe deri te e 11-të, kur Pavard ka shënuar golin e dytë,pas një rrëmuje në zonë dhe me një diagonale të fortë.

GOLI I PAVARD VIDEO

Përpara tij, goli i parë i Bundesligas 2022-2023 është shënuar nga Kimmich, që me një goditje dënimi nga thuajse 40 metra ka befasuar me goditje kros portierin e Frankfurt në shtyllën e parë, pasi e kishte edhe rrezen e penguar nga disa lojtarë dhe tymueset e hedhura…

Por, sikur te mos mjaftonin dy gola, ka ardhur edhe goli i pare ne Bundesliga per Sadio Mane! Sulmuesi i blere te Liverpool kete merkato vere ka lene menjehere gjurme duke trefishuar shifrat me koke pas nje krosimi te bukur nga krahu.

GOLI I MANE VIDEO

Disa minuta me pas eshte radha e Musiala! Talenti i Bayern ka katerfishuar shifrat per kampionet e Gjermanise! Mane ndermerr inkursion, me pas pason per Muller qe mer krahun dhe kthen ne qender ku Musiala e ka te lehte te depozitoje…

GOLI I MUSIALA VIDEO

Minuten e 43 ka qene Gnabry ai qe ka rrumbullakosur shifrat ne 0-5 per pjesen e pare. Pavarësisht ndeshjes positive deri më tani, Muller ka humbur një rast me portën e boshatisur.

Gnabry ka marrë përpara fushën duke qenë i vetëm përballë portës dhe ka asistuar për Muller i cili gjendej totalisht me portën e boshatisur. Muller ka goditur shtyllën vetëm pak centimetra largë portës, duke u bërë padyshim protagonist për keq në rrjetet sociale.

RASTI QESHARAK I MULLER

Lajme të tjera

Lajmet e fundit