Bayern mban larg Dortmund-in me një fitore rekord, Muller imiton De Bruyne

23 Maj 2020
20:32
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka marrë një fitore bindëse 5-2 kundër Eintracht Frankfurt në shhtëpi dhe është kthyer të kryesojë Bundesliga-n me një avantazh prej 4 pikësh ndaj Borussia Dortmund.

Goretzka ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 17-të me një gol të bukur pas një asisti të Muller, me këtë të fundit që ka barazuar rekordin e asisteve (17) në 27 javët e para të Bundesliga-s të vendosur nga De Bruyne në sezonin 2014-15 me Wolfsburg.

Në fundin e pjesës së parë, ka qenë Muller që ka dyfishuar për vendasit, të cilët kanë gjetur golin e tretë me Lewandowski-n në fillimin e pjesës së dytë. Më pas, miqtë janë zgjuar dhe kanë shënuar dy gola në harkun e 3 minutave me qendërmbrojtësin Hintergger.

Ka qenë Davies ai që ka larguar frikën për ekipin e Flick me golin e realizuar në minutën e 61-të, ndërsa “heroi” Hintergger ka realizuar autogolin që ka fiksuar shifrat në 5-2 në minutën e 74-t.

Bayern ka shënuar 80 gola pas 27 javësh, duke vendosur një rekord të ri në Bundesliga.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit