Bayerni me gisht në gojë, ylli ndryshon mendje dhe nuk i bashkohet

14 Korrik 2019
14:18
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen po ecën me hapa breshke për të arritur te Leroy Sane. Sulmuesi i Manchester City-t dëshironte të transferohej në Gjermani te kampionët e vendit, por këta të fundit nuk paguan shifrën e kërkuar prej anglezëve. 

Sane është mërzitur me këtë sjellje dhe nuk do të presë më bavarezët. The Mirrorr shkruan se sulmuesi i krahut ka vendosur të mos largohet nga kampionët e Anglisë. 

23-vjeçari ka nisur stërvitjen me skuadrën në SHBA dhe nuk do të largohet nga Premier League. Sane do të mbetet sërish nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit