Bayern, miqësore me Schalke dhe 1 milion euro për…

23 Korrik 2021
16:15
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich kërkon t’u qëndrojë afër viktimave të përmbytjeve që kanë goditur Gjermaninë.

Pas donacionit prej 100 mijë eurosh në javët e kaluara, klubi bavarez ka lajmëruar se ka organizuar një miqësore kundër Schalke-s me synimin për t’u dhuruar të paktën 1.1 milionë euro atyre që janë dëmtuar nga katastrofa mjedisore.

“Pamjet e përmbytjes na kanë tronditur. Duhet të qëndrojmë bashkë në një situatë kaq të tmerrshme. Futbolli bazohet shumë te solidariteti dhe përgjegjësia sociale”, lexohet në një komunikatë zyrtare për shtyp.

“Mundet vetëm të imagjinojmë çfarë kanë kaluar dhe çfarë po kalojnë personat në zonat e goditura. Me ndeshjen tonë të bamirësisë dhe një donacion duam t’i mbështesim këto persona. Falënderojmë Schalke-n, që ka pranuar menjëherë të marrë pjesë në nismën tonë”, ka thënë presidenti i Bayern, Heiner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit