Bayern mposht Leverkusen dhe prek titullin, “Auf wiedersehen” Schalke  (Video)

20 Prill 2021
22:35
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka fituar 2-0 ndaj Bayer Leverkusen në javën e 30-të të Bundesliga-s.

Sfida e luajtur në Allianz Arena është vendosur në pjesën e parë nga dy gola të shpëjte të Choupo-Moting (7′) dhe Kimmich (14′).

Bavarezët kryesojnë renditjen me 10 pikë avantazh kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit. Në ndeshjen e ardhshme mund të vijë titulli i radhës për skuadrën e Flick.

Ndërkohë, Schalke i ka thënë mirupafshim Bundesliga-s pas humbjes së pësuar kundër Arminia Bielefed dhe është skuadra e parë që bie nga kategoria në këtë sezon.

Skuadra e  Ruher, në fakt, mbetet në vendin e fundit me 13 pikë, gjysmën e pikëve të Koln dhe Hertha Berlin që nuk janë më të arritshme për shkak se kanë mbetur vetëm 12 pikë në lojë deri në fundin e sezonit.

Eintracht Frankfurt ka mundur 2-0 Augsburg-un dhe ka përforcuar kandidaturën për një vend në Champions League.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit