Bayern Munich “fshin” çdo gjurmë të Lewandowskit për sezonin e ri

30 Qershor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Largimi i Robert Lewandowski nga Bayern Munich te Barcelona po merr formë me kalimin e kohës. Klubi gjerman është duke e “retushuar” pozicionin e tij. Filloi duke mohuar publikisht çdo mundësi transferimi përmes drejtorëve dhe drejtuesve të vet, megjithatë ky lloj diskursi e ka humbur intensitetin.

Të dy entitetet tashmë janë duke negociuar dhe Bayerni ka filluar ta pranojë që polaku do të largohet. Prova është se gjigantët e futbollit gjerman nuk e kanë përfshirë Lewandowskin në një nga videot e tyre promovuese të markës “Konami”.

Një dëshmi e qartë se ata nuk kanë gjithçka me vete që lojtari të vazhdojë në Mynih sezonin e ardhshëm. Deklaratat e sulmuesit janë të qarta, duke thënë se koha e tij te Bayern Munich kishte mbaruar. Prandaj, duke pasur parasysh mundësinë e një largimi, Bayerni ka zgjedhur të mos e përfshijë lojtarin në këtë video.

Barcelona nga ana e saj është duke përgatitur një ofertë të re për lojtarin, që do t’iu afrohej 50 milionëve, sa klubi gjerman kërkon për transferimin. Bayerni ka qenë jo fleksibël për këtë shumë dhe katalanasit po kërkojnë një ofertë ndërmjet pagesës fikse dhe bonuseve që përshtaten me pretendimet e klubit shitës.

Ndërkohë, Lewandowski është ende me pushime, duke pritur ditën kur teorikisht do t’i duhej të rikthehej në stërvitje me bavarezët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit