Bayern Munich, klubi që “ha koka” trajnerësh. Pas Guardiolës, askush nuk ka mundur të mbijetojë 2 vite të plota

25 Mars 2023
8:45
Alfred Lleshi
back button

Pankina e Bayern Munich rezulton të jetë ndër më të nxehtat në Evropë. Julian Nagelsmann është vetëm i fundit në listë dhe një tjetër konfirmim se vetëm Bundesliga nuk mjafton për të punuar me qetësi aty.

Në një skuadër që e merr si të mirëqenë titullin kombëtar në Gjermani, duke pasur parasysh një kompeticion jo në nivel të lartë, imperativ është të fitosh gjithçka, mundësisht duke bindur.

Historia e fundit mëson se trajnerët zgjasin rreth një vit e gjysmë në stolin bavarez. Kështu ka qenë që nga lamtumira e Pep Guardiolës, i cili i shpëtoi këtij rregulli edhe pse nuk e solli kurrë në shtëpi “kupën me veshë të mëdhenj”.

PERIUDHA E ANCELOTTIT – Pas tri vitesh me katalanasin, Bayerni “vuri bast” për Carlo Ancelottin. Ishte vera e vitit 2016. Skuadra fitoi menjëherë Superkupën e Gjermanisë, më pas kampionatin, duke përfunduar me +15 pikë ndaj Leipzig.

Ai doli në gjysmëfinale të “DFB-Pokal” kundër Dortmundit dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, në fund të një ndeshje të kthimit plot polemika, me një sërë rrethanash lehtësuese për bavarezët, të pafavorizuar përfundimisht nga gjykimi i ndeshjes: përjashtimi i Vidal, dy gola jashtë loje të vërtetuar për Cristiano Ronaldon.

Ancelotti meritonte të konfirmohej, por ecuria e tij përfundoi në shtator të vitit të dytë. Në fakt, italiani u lëshua edhe nga senatorët e ekipit, të cilët e konsideruan qasjen e tij ndaj stërvitjes shumë të relaksuar për standardet e tyre. Jupp Heynckes do ta drejtonte skuadrën deri në fund të sezonit.

NIKO KOVAC, I NJËJTI FAT – Bayern Munich 2018-2019 rinisi nga një ish-lojtar bavarez, Niko Kovac. Kroati vinte nga dy sezone të mira tek Eintracht Frankfurt. Ai bëri më mirë se Ancelotti, sepse fitoi gjithçka në arenën kombëtare: Superkupën, Bundesligën dhe “DFB-Pokal”.

Gjithsesi, aventura e tij përfundoi vitin e ardhshëm me një disfatë të rëndë 5-1 kundër Eintracht Frankfurt. Nga ana tjetër, pasardhësi i tij, Hansi Flick, do ta udhëhiqte Bayernin për të fituar gjithçka, përfshirë edhe Champions League.

PERIUDHA E FLICK – Një vit e gjysmë edhe për Flick, i cili në periudhën e tij të shkurtër fitoi disa trofe, 6 gjithsej me Bayernin. Për ta sanksionuar lamtumirën këtë herë nuk ishte klubi, por trajneri që njoftoi largimin para përfundimit të sezonit, në fund të një ndeshjeje të Bundesligës kundër Wolfsburgut, në prill.

Klubi e mori shumë keq vendimin e Flick për ta bërë publik lajmin në një periudhë delikate të sezonit dhe sulmoi me një deklaratë zyrtare: “Bayern nuk miraton komunikimet e njëanshme të lëshuara nga Hansi Flick”.

Edhe këtu zbulojmë marrëdhënien jo tamam idilike mes trajnerit dhe një pjese të drejtuesve. Julian Nagelsmann do të shpallej së shpejti trajneri i ri. Dhe vazhdoi në këtë detyrë deri mbrëmë, kur u shkarkua papritur dhe deleguar “stafetën” te Thomas Tuchel.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit