Bayern Munich prezanton fanellën për sezonin 2019/20

15 Maj 2019
16:07
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2019/20 nëpërmjet një postimi të bërë në profilin zyrtar të klubit në Twitter. Uniforma e re do të përdoret nga formacioni i Kovac në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Bundesliga. 

Bayern kryeson kampionatin me një avantazh prej dy pikësh ndaj Borussia Dortmund dhe në javën e fundit do të presë në shtëpi Eintracht Frankfurt që luan për të siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Champions League. 

A do t'i sjellë fat fanella e re bavarezëve? 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit